Pas takimit me Ramën, Macron: Franca mbështet integrimin evropian të Shqipërisë NULL NULL 22.06.2026 17:11 22.06.2026 17:11 Presidenti i Francës, Emmanuel Macron e ka pritur sot në Paris kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Pas takimit, Macron ka publikuar një fotografi duke i shtrënguar duart me Ramën para Pallatit Elysee, derisa ka treguar edhe për temat e diskutuara. Ai ka shkruar në një postim në Facebook se dinamika shumë e mirë e marrëdhënieve dëshmon afërsinë mes dy vendeve. “Mirë se erdhe i dashur Edi Rama. Dinamika shumë e mirë e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Francës në fushat e inovacionit, arsimit dhe arsimit të lartë, kulturës dhe turizmit, dëshmon afërsinë tonë”, ka shkruar Macron. Ai ka thënë se duhet shtysë e re për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet të dyja vendeve. “Ne duam t’i japim asaj një shtysë të re, duke vazhduar gjithashtu të forcojmë bashkëpunimin tonë ekonomik dhe atë në fushën e mbrojtjes. Franca riafirmon mbështetjen e saj për integrimin europian të Shqipërisë dhe për vazhdimin e reformave të nevojshme për të ecur përpara në rrugën e saj europiane”, ka shkruar presidenti francez. /Klankosova.tv