Bayern Munich ia vendos çmimin Olises NULL NULL 22.06.2026 17:13 22.06.2026 17:13 Bayern Munich nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Michael Olise dhe ka vendosur një çmim marramendës për yllin francez. Sipas mediave spanjolle, bavarezët do të shqyrtonin largimin e 24-vjeçarit vetëm në rast të një oferte prej 222 milionë eurosh, shifër që do të barazonte transferimin rekord të Neymarit nga Barcelona te Paris Saint-Germaini në vitin 2017, transmeton Klankosova.tv. Që nga transferimi në “Allianz Arena”, Olise është shndërruar në një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës falë paraqitjeve të tij mbresëlënëse dhe kontributit në fazën sulmuese. Emri i francezit është lidhur së fundmi me Real Madridin, por klubi spanjoll ka mohuar interesimin konkret për të. Bayern e konsideron Olise të paprekshëm dhe ka bërë të qartë se vetëm një ofertë historike mund ta detyrojë të hyjë në negociata për largimin e tij.