Policia sekuestron 27 motoçikleta në Mitrovicë, 155 kundërvajtje brenda dy javësh NULL NULL 22.06.2026 16:36 22.06.2026 16:36 Policia ka bërë të ditur se me qëllim të rritjes së sigurisë në trafik dhe parandalimit të aksidenteve rrugore, Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut ka intensifikuar aktivitetet dhe kontrollet policore ndaj pjesëmarrësve në trafik, me theks të veçantë te drejtuesit e motoçikletave. Gjatë dy javëve të fundit, sipas njoftimit, njësitet policore kanë realizuar kontrolle të shtuara në zona të ndryshme të rajonit, ku janë evidentuar 155 kundërvajtje në trafik nga drejtues të motoçikletave. Nga këto raste, policia njofton se 27 motoçikleta janë sekuestruar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave ligjore, pasi janë hasur pa dokumentacionin e nevojshëm pa regjistrim të vlefshëm ose pa pajisjet e domosdoshme të sigurisë. “Ndaj drejtuesve të këtyre motoçikletave janë ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore përfshirë shqiptimin e gjobave dhe masave të tjera në përputhje me shkeljet e identifikuara. Policia apelon te të gjithë drejtuesit e motoçikletave që para se të dalin në trafik, të sigurohen se posedojnë dokumentacionin e nevojshëm se mjetet e tyre janë të regjistruara dhe teknikisht të rregullta, si dhe të përdorin pajisjet mbrojtëse veçanërisht helmetën mbrojtëse”, thuhet në njoftim./Klankosova.tv