E kërkon Barcelona, Alvarez: Dua të realizoj ëndrrën time NULL NULL 22.06.2026 23:34 22.06.2026 23:34 Sulmuesi argjentinas Julian Alvarez ka marrë vendim për t’u larguar nga Atletico Madridi. Vendimi për largim ishte marrë prej kohësh nga futbollisti, por çdo marrëveshje potenciale është bllokuar deri tani nga klubi madrilen, i cili nuk ka lejuar lehtësisht largimin e tij. Destinacioni i preferuar i Alvarez mbetet Barcelona, ku thuhet se lojtari ka arritur tashmë edhe marrëveshje personale me klubin katalanas, duke e bërë këtë transferim një nga zhvillimet më të përfolura në tregun e transferimeve, transmeton Klankosova.tv. Vetë sulmuesi ka folur shkurt për situatën e tij pas ndeshjes së Argjentinës, duke lënë të kuptohet se është i hapur për një largim. “Nuk është koha për të folur për këtë, por as nuk mund të fshihem. Mundohem të jem një person i ndershëm. Fola me njerëz te Atlético Madrid dhe mendoj se gjëja më e mirë për të gjithë është një transferim. Dua ta përmbush ëndrrën time”, ka deklaruar Alvarez. 🚨💣 Julian Alvarez: « Ce n’est pas le moment d’en parler, mais je ne peux pas non plus me cacher, j’essaie d’être une personne honnête. J’ai parlé avec les personnes de l’Atlético Madrid et je pense que ce qui est le mieux pour tout le monde, c’est un TRANSFERT. Je veux réaliser… pic.twitter.com/xBQJJkIA8j — Barça News (@BarcaNewsFRA) June 22, 2026 Aktualisht, sulmuesi argjentinas ndodhet në grumbullim me Kombëtaren e Argjentinës në Kupën e Botës 2026, ku skuadra e tij synon mbrojtjen e titullit të fituar në vitin 2022. E ardhmja e tij pritet të jetë një nga temat kryesore të merkatos së ardhshme, me Barcelonën që mbetet opsioni më serioz për shërbimet e tij.