Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nimani: Dalja e ulët në zgjedhje sinjal nga qytetarët, partitë të gjejnë kompromis (VIDEO)

NULL NULL
22.06.2026 23:52
Njohësi i çështjeve politike, Artan Nimani, Edicioni Special

Njohësi i çështjeve politike, Artan Nimani, ka vlerësuar se zhvillimet e fundit politike në vend po tregojnë përsëritje të situatës së fillimvitit, ndërsa sipas tij, qytetarët e Kosovës kanë dhënë një mesazh të qartë përmes pjesëmarrjes së ulët në proceset zgjedhore.

Në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, Nimani tha se dalja e ulët në zgjedhje përbën një nga nivelet më të ulëta historike në vend dhe një sinjal për klasën politike.

Qytetarët e Republikës së Kosovës e thanë fjalën e tyre më së miri. Kemi pasur daljen më të ulët ndonjëherë në historinë e Kosovës dhe kemi një ndëshkim të forcave më të mëdha politike siç është Lëvizja Vetëvendosje me 104 mijë vota, pastaj Partia Demokratike e Kosovës me rreth 35 mijë vota e kështu me radhë. Pra do të thotë që qytetarët nuk janë të gatshëm që të përballen edhe njëherë me një cikël tjetër zgjedhor, por që edhe kësaj radhe i dhanë zotëri Kurti mandatin me qëllim të bashkëpunimit me një prej forcave të mëdha politike me qëllim të krijimit të institucioneve, mbetet e shifët sa do të jetë i gatshëm zotëri Kurti që të ofrojë bashkëpunim me forca të tjera politike” ka thënë Nimani.

Ai poashtu vlerësoi se aktualisht po mungon një koordinim i qartë mes partive opozitare, duke kritikuar mungesën e qëndrimeve të përbashkëta.

“Nuk kam parë një qëndrim të ditëve të fundit nga PDK, dhe duket sikur janë në një lloj pauze politike”, tha ai.

Ai shtoi se opozita nuk po arrin të krijojë një platformë të përbashkët veprimi, ndonëse sipas tij, qëllimi i tyre i deklaruar është largimi i kryeministrit Albin Kurti nga pushteti.

“Tre liderët opozitarë do të duhej të kishin një qëndrim të qartë dhe një dakordim se si do të ecet përpara. Në fund, ata kanë një qëllim të përbashkët politik”, u shpreh Nimani.

Ai gjithashtu propozoi që partitë politike të dalin me kandidatura të mundshme për një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Në fund, Nimani paralajmëroi se vendi po përballet me sfida serioze politike dhe ekonomike, duke theksuar rrezikun e humbjes së fondeve ndërkombëtare.

lajme të ngjashme