Wimbledon, Gjokoviqi e kalon rundin e parë NULL NULL 27.06.2022 17:25 27.06.2022 17:25 Tenisti serb, Novak Gjokoviq, e ka fituar betejën e parë në këtë edicion të Wimbledonit. Serbi mposhti tenistin koreano-jugor SoonWoo Kwon me rezultat 3:1 në sete, 6:3, 3:6, 6:3, 6:4. Numrit tre në botë iu deshën dy orë e gjysmë për ta finalizuar qëllimin e tij. Në rundin e dytë, ai do të përballet me fituesin e përballjes Thanasi Kokkinakis – Kamil Majchrzak.