Vuçiq e Zaev: Mosmarrëveshjet të zgjidhen me dialog NULL NULL 23.08.2017 14:20 23.08.2017 14:20 Presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri maqedonas Zoran Zaev biseduan sot në telefon dhe ranë dakord, në pesë pika, mbi parimet në të cilat do të bazohen marrëdhëniet e të dy vendeve dhe mbi të gjitha që të gjitha mosmarrëveshjet e mundshme të zgjidhen – me dialog. Siç thuhet në një deklaratë të përbashkët, Vuçiq dhe Zaev, në një bisedë të gjatë dhe të hapur, diskutuan të gjitha rrethanat e reja në marrëdhëniet e të dy vendeve dhe arritën marrëveshjen. Kjo bisedë mes zyrtarëve të lartë të të dyja vendeve erdhi pasi Serbia tërhoqi stafin e saj diplomatik nga ambasada serbe në Shkup, raportojnë mediat serbe, transmeton Klan Kosova. U raportua se tërheqja e stafit të kësaj ambasade nga ana e Beogradit zyrtar u bë për shkak se Qeveria e Maqedonisë kishte përgatitur një propozim për mbështetjen e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.