Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vuçiq: Bërnabiqi kandidate për kryetare të Kuvendit, Shapiqi për kryetar të Beogradit

NULL NULL
06.03.2024 22:58
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Foto: Tanjug
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Foto: Tanjug

Presidenti i Serbisë dhe anëtar i kryesisë së SNS-së, Aleksandar Vuçiqi, tha sot se partia e tij ka propozuar që kandidatja për kryetare të Kuvendit të Republikës së Serbisë të jetë Ana Bërnabiq, ndëesa kandidati për kryetar të Beogradit të jetë Aleksandar Shapiq.

“Që kur kam qenë president, Ana Bërnabiq ka qenë edhe kryeministre, por tani do të mbajë postin e dytë më të rëndësishëm në Serbi. Ajo është surpriza më pozitive në politikë. Ajo është personi që ka përparuar më shumë dhe më shpejt”, tha Vuçiqi, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Ai theksoi se Bërnabiqi e meriton të udhëheqë një nga postet më të rëndësishme politike në vend.

“Ne të gjithë jemi gjithmonë gati për rinovim, ambicie, forcë, energji, gjithçka tjetër. Nëse del mirë në Kuvend, Ana mund të jetë presidente, nuk ka qenë presidente, nuk e dini kurrë”, tha Vuçiq.

lajme të ngjashme