Vritet një person në Mirditë NULL NULL 15.06.2026 08:15 15.06.2026 08:15 Një ngjarje e rëndë ka ndodhu mëngjesin e kësaj të hëne në Mirditë, ku një person është vrarë me armë zjarri. Sipas informacioneve paraprake, siç raportojnë mediat në Shqipëri, viktima është një 45-vjeçar. Rrethanat në të cilat ka ndodhur krimi mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorit ose autorëve të mundshëm. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet procedurale dhe grumbullimin e provave që mund të ndihmojnë në zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë. Pritet që në orët në vijim policia të japë më shumë detaje lidhur me motivet dhe dinamikën e vrasjes. /Klankosova.tv