Vrau nënën në Pejë, dënohet me 25 vjet burgim NULL NULL nga Ermir Istrefi 27.05.2024 11:07 nga Ermir Istrefi 27.05.2024 11:07 Arkiv: Gjykata Themelore Pejë I akuzuari për vrasjen e nënën së tij, U.H është dënuar me 25 vjet burgim. “Gjykata i ka shqiptuar dënim me kohëzgjatje prej 25 viteve, dhe i është caktuar masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në ndalim“, tha zëdhënsja e Gjykatës Themelore në Pejë, Tringa Zhuti në një përgjigje për Klankosova.tv. Sipas aktakuzës, i akuzuari më 14 prill 2023, në shtëpinë e tij në Pejë, ka privuar nga jeta në mënyrë mizore nënën e tij, viktimën H.H, në rrethanat e përgjegjësisë së zvogëluar mendore në shkallë esenciale.