“Policët i gjuajti me gurë, nëna njërin e tërhoqi zvarrë”, detaje nga sulmi që tronditi Ferizajn (VIDEO) NULL NULL 13.07.2026 14:00 13.07.2026 14:00 Një incident i rëndë trazoi qytetin e Ferizajt mëngjesin e së premtes së kaluar, ku një 16-vjeçar sulmoi me thikë dy qytetarë dhe më pas Policinë. I njëjti është në paraburgim prej 30-ditësh, ndërsa është arrestuar edhe nëna e tij, e cila dyshohet se ka penguar zyrtarët policorë gjatë arrestimit të të birit, transmeton Klankosova.tv. Gazetari Faton Mehmeti, në emisionin “Kosova Today”, zbardhi detajet rreth rastit që tronditi opinionin publik. “Policia ka shkuar për ta bastisur shtëpinë e tij që gjendet në qytet, por nuk e kanë gjetur aty. Pastaj kanë shkuar në fshatin Greme, ku personi është fshehur te dajtë e vet, nëna e tij tashmë ishte atje. Në momentin kur kanë shkuar, personi [i mituri] ka dalë po me mjete të forta, dhe ka kërcënuar zyrtarët policorë, dhe për një moment ka filluar t’i gjuajë me gur, dhe momentin kur policia ka filluar të afrohej, ai e ka lyer veten me benzinë, duke kërcënuar se do t’i vë vetes flakën. Policia, gjatë tentativës për ta arrestuar, nëna e tij ka ndërhyrë ku dhe e ka tërhequr zvarrë një polic, dhe prandaj është arrestuar”, tha Mehmeti në Klan Kosova.