Aksident rrugor në Vlorë, lëndohen dy vajza NULL NULL 13.07.2026 14:42 13.07.2026 14:42 Një aksident rrugor është regjistruar këtë të hënë në Vlorë, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e përplasjes, mjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore për të kryer veprimet procedurale dhe për të sqaruar shkaqet e aksidentit. Siç shkruan Euronewsal, nuk raportohet për persona me lëndime të rënda, përcjell Klankosova.tv. Mësohet se të plagosura kanë mbetur dy vajza të cilat janë dërguar drejt spitalit për ndihmë mjekësore.