Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Manchester United transferon Andrey Santos për 56 milionë euro

NULL NULL
13.07.2026 15:28

Manchester United ka përforcuar repartin e mesfushës duke zyrtarizuar transferimin e brazilianit Andrey Santos nga Chelsea, në një marrëveshje që, sipas raportimeve, kap vlerën e 56 milionë eurove.

Mesfushori 22-vjeçar i bashkohet “Djajve të Kuq” pas një periudhe te Chelsea, ku u transferua në vitin 2023 nga Vasco da Gama. Gjatë kohës së tij në “Stamford Bridge”, Santos u konsiderua si një nga talentet më premtues të futbollit brazilian, duke fituar edhe ftesën në Kombëtaren e Brazilit.

Një rol të rëndësishëm në zhvillimin e tij pati huazimi 18-mujor te RC Strasbourg, ku ishte një nga lojtarët kyç në kualifikimin e skuadrës franceze në UEFA Conference League. Paraqitjet e tij u vlerësuan edhe individualisht, pasi u shpall “Lojtari i Ri i Muajit” në Ligue 1 për muajin mars.

Në verën e vitit 2025, Santos u rikthye te Chelsea dhe ishte pjesë e skuadrës që fitoi Kupën e Botës për Klube. Ai i jep fund aventurës me “Blutë” pas 47 paraqitjeve në të gjitha garat.

Sipas raportimeve, Manchester United ka paguar rreth 56 milionë euro për të siguruar shërbimet e mesfushorit brazilian, i cili pritet të jetë një nga përforcimet kryesore të skuadrës për sezonin e ri.

lajme të ngjashme