Aksident tragjik në Itali, humb jetën 42-vjeçari shqiptar pas përplasjes me një veturë NULL NULL 13.07.2026 13:40 13.07.2026 13:40 Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e së dielës në Bezzecca, në provincën e Trentos në Itali, ku ka humbur jetën një 42-vjeçar me origjinë shqiptare. Viktima është identifikuar si Renis Domi, i cili prej kohësh jetonte në Concesio. Ai ishte duke drejtuar një motoçikletë “Yamaha R1” kur u përplas ballë për ballë me një veturë “Renault Clio”, e drejtuar nga një 67-vjeçare nga Bezzecca. Siç shkruajnë mediat italiane, përplasja ndodhi në momentin kur drejtuesja e veturës po kthehej në rrugë, transmeton Klankosova.tv. Në një distancë rreth 100 metra pas tij ndodhej edhe partnerja e 42-vjeçarit, e cila po udhëtonte gjithashtu me motoçikletë. Domi ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa drejtuesja e veturës është dërguar në spitalin e Trentos në gjendje të rëndë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e Policisë Rrugore, të cilat po hetojnë rrethanat e aksidentit.