Conor McGregor thyen heshtjen pas humbjes në UFC 329 NULL NULL 13.07.2026 13:53 13.07.2026 13:53 Pas humbjes së rëndë ndaj Max Holloway në UFC 329, Conor McGregor ka thyer më në fund heshtjen. Ish-kampioni në dy kategori të UFC-së publikoi dy postime në rrjetet sociale, ku foli për herë të parë rreth dëmtimit të pësuar dhe hodhi poshtë zërat se kishte hyrë në duel i dëmtuar. “Nuk kisha asnjë dëmtim para luftës. Kjo ndodhi krejt papritur. Gjendja ime është shumë e rëndë. Mund ta përshkruaj vetëm si ferr”, shkroi irlandezi. Në postimin e dytë, “The Notorious”, falënderoi tifozët për mbështetjen e madhe dhe premtoi se kjo nuk do të jetë fjala e fundit e karrierës së tij, duke lënë të kuptohet se synon të rikthehet edhe një herë në Oktagon. Sipas dyshimeve fillestare, McGregor ka këputur ligamentin e kryqëzuar të përparmë (ACL) vetëm 69 sekonda pasi nisi përballja, në momentin kur gjuri i tij i djathtë u bllokua gjatë një goditjeje me kërcim. Edhe presidenti i UFC-së, Dana White, si dhe trajneri i tij John Kavanagh, kanë mohuar pretendimet se McGregor kishte hyrë në këtë duel me ndonjë dëmtim të mëparshëm. Tashmë, 37-vjeçarin e pret një tjetër periudhë e gjatë rehabilitimi. Mbetet për t’u parë nëse do ta shohim sërish në Oktagon./Klankosova.tv