Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Monica Bellucci mahnit në Romë, konfirmon statusin e ikonës së modës

NULL NULL
13.07.2026 13:37

Aktorja italiane Monica Bellucci ka tërhequr sërish vëmendjen me elegancën e saj, duke dëshmuar pse shumë e konsiderojnë një nga gratë më elegante në botë.

Bellucci ka publikuar në Instagram një video të realizuar për “Vogue Italia” para sfilatës së modës së lartë të shtëpisë së modës Fendi, e cila u mbajt në qytetin e saj të lindjes, Romë.

Në pamje, aktorja shihet duke ecur me vetëbesim në rrugët e Romës dhe duke ngjitur shkallët e Galerisë Kombëtare të Artit Modern dhe Bashkëkohor, ku u zhvillua sfilata, transmeton Klankosova.tv.

Për këtë paraqitje, Bellucci bëri një ndryshim nga stili i saj i zakonshëm, duke lënë pas kombinimet e saj të zeza dhe duke zgjedhur një kostum elegant trepjesësh të Fendit në ngjyrë fildishi.

lajme të ngjashme