Vrasja në Prizren, mjeku: Goditja në gjoks rezultoi fatale për 27-vjeçarin NULL NULL 14.06.2026 16:49 14.06.2026 16:49 Një 27 vjeçar e ka humbur jetën sot si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë pas përleshjes që ka ndodhur mes dy familjeve në fshatin Kobaj të Prizrenit. Po ashtu për shkak të përleshjes lëndime serioze ka marrë edhe babai i tij, i moshës 57 vjeçare, derisa ende nuk dihen motivet lidhur me këtë ngjarje të rëndë. Lidhur me rastin është deklaruar edhe mjeku kujdestar në Emergjencën e Prizrenit, Kujtim Kryeziu. Kryeziu tha për Klan Kosovën se reanimi i 27 vjeçarit ka qenë i pamundur. “Në kohën aktuale kur ka ndodhur kemi pasur disa raste dhe të tjera të kombinuara, mirëpo ky i mund thuajse të gjitha. Rreth orës 12:00 erdhi pacienti së bashku me prindin, me një person më të moshuar. Pacienti i ndjerë kishte lëndim fatal në regjionin e gjoksit, me siguri e prekur zemra ka qenë, i pamundur ka qenë reanimimi i mëtutjeshëm dhe është konstatuar vdekja e pacientit”, deklaroi Kryeziu për Klan Kosovën. Derisa, për 57 vjeçarin, tha se gjendja e tij aktualisht është stabile. “Ndërsa pacienti tjetër më i moshuar rreth moshës 57 vjeçare, ka qenë po ashtu me lëndim në regjonin e gjoksit në anën e majtë, por nuk është prekur zemra. është pranuar për trajtim të mëtutjeshëm në repartin e Kirurgjisë dhe ende aty është dhe mjekohet. Një pacient është i shtrirë. Gjendja e tij për momentin është stabile, pas intervenimit të kirurgut”, shtoi ai. Vrasja e 27-vjeçarit dhe plagosja e babait të tij, detaje nga ngjarja tragjike në Prizren (VIDEO)