Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vonesa në caktimin e seancës konstituive, Shala: Përpjekje e Kurtit për të blerë kohë (VIDEO)

NULL NULL
15.07.2026 13:02

Certifikimi i rezultateve parlamentare të zgjedhjeve të 7 qershorit i ka hapur rrugë thirrjes së seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Megjithatë, një thirrje e tillë nuk është bërë ende nga u.d e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

Instituti Demokratik i Kosovës i ka bërë thirrje Haxhiut që data e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës të caktohet sa më parë.

Azdren Shala në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova tha se moscaktimi i datës së seancës konstituive është përpjekje për të blerë kohë për negocim politik para se vendi të futet në afate kushtetuese.

“Mendoj që blerja e kohës ose mos thirrja e seancës është përpjekje e Kurtit për të negociuar edhe pak pa u fut në afat kushtetues për Qeveri. Kërkesa e PDK-së që nëse nuk ka marrëveshje për Qeveri s’ka as për president ra, me shumë mundësi meqë Hamza e tha vet PDK mbetet në opozitë, opsioni i vetëm është LDK”, tha ai.

 

lajme të ngjashme