Vodhi trupin e vdekur të 25 vjeçares NULL NULL 01.10.2015 15:00 01.10.2015 15:00 Policia nga Teksas, është duke hetuar një rast goxha të çuditshëm. Ata po e kërkojnë një njeri që ka hyrë në një shtëpi funeralesh në San Antonio dhe ka vjedhur trupin e një gruaje 25 vjeçare, transmeton Klan Kosova. I dyshuari kryesor është një burrë “i obsesionuar” pas saj, që po kryente shërbimet e funeralit. Julie Nicole Mott ka vdekur më 8 gusht pas një komplikimi nga fibroza cistike me të cilën është diagnostifikuar që prej moshës 2 vjeçare. Polica është shprehur që pas shërbimeve të funeralit më 14 gusht, dikush hyri në një suit private në Mission Park Funeral Chapel North, dhe arriti që të tërheq jashtë trupin e vdekur të Julie. Mungesa e trupit të saj është vënë re të nesërmen, që për koicidencë ishte ditëlindja e saj e 26-të. Familja kishin vendosur që trupin e Julie të mos e varrosin sipas mënyrës tradicionale, por ta digjnin. E pronari i kësaj shtëpie që kryen shërbime funeralësh, beson që ishte pikërisht kjo arsya pse u zhduk trupi i 25 vjeçares. “Mendojë që këtë e ka bërë dikush që nuk beson në procesin e djegies së trupit, por që donte një varrim tradicional”.