Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Punëtori i Kosovamont që u lëndua rëndë në kokë mbetet në mjekimin intensiv

NULL NULL
09.07.2026 14:44

Punëtori 60-vjeçar i kompanisë “Kosovamont”, i cili pësoi lëndime të rënda në kokë pas një aksidenti në vendin e punës, po vazhdon trajtimin në Klinikën e Mjekimit Intensiv Qendror në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës , ndërsa gjendja e tij shëndetësore mbetet stabile.

Shefi i Mjekimit Intensiv Qendror, Shaqir Uka, ka konfirmuar për Klankosova.tv se pacienti është pranuar në këtë klinikë pas trajtimit fillestar në Qendrën Emergjente dhe një ndërhyrjeje kirurgjikale.

“Në Mjekimin Intensiv është pranuar dje një pacient nga Qendra Emergjente, ku për shkak të lëndimeve që janë shkaktuar në regjionin e kokës, është dashur t’i nënshtrohet një intervenimi kirurgjik. Pas intervenimit kirurgjik, pacienti është sjellë në Mjekimin Intensiv, ku vazhdon të marrë trajtimin mjekësor. Lëndimet janë serioze, në regjionin e kokës, ku është dashur edhe të bëhet intervenimi kirurgjik. Gjendja e pacientit është stabile, edhe pse lëndimet janë shumë serioze”, deklaroi Uka për Klankosova.tv.

Ai bëri të ditur se 60-vjeçari vazhdon të mbahet nën përkujdesje intensive dhe po monitorohet vazhdimisht nga ekipi mjekësor.

Sipas Ukës, pacienti ndodhet ende i fjetur me barna dhe është i kyçur në aparaturat mjekësore, ndërsa gjendja e tij po ndiqet nga afër për shkak të natyrës së rëndë të lëndimeve.

Detaje të reja: Punëtori i lënduar i Kosovamont është 60-vjeçar, kjo është gjendja e tij

lajme të ngjashme