Rasti tronditës në Shkodër: Ky është 62-vjeçari që vrau me çifte gruan e tij NULL NULL 09.07.2026 15:37 09.07.2026 15:37 Foto nga NOA.al Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar këtë të enjte në qytetin e Shkodrës ku mbeti viktimë një 55-vjeçare. Sipas Euronews.al viktima është identifikuar si Bardhe Ziçi, transmeton Klankosova.tv. Ajo dyshohet se u vra me çifte nga bashkëshorti i saj, Shtjefën Ziçi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 në lagjen “Mark Lula”. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje, kanë arrestuar 62-vjeçarin dhe e kanë shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve procedurale. Gjithashtu, është sekuestruar arma e zjarrit, me të cilën dyshohet se është kryer krimi. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes. Ngjarja e rëndë në Shkodër, dyshohet se burri ka vrarë gruan e tij