Pak para mbledhjes së LDK-së, Lushaku-Sadriu flet për temat që do të diskutohen NULL NULL 09.07.2026 14:56 09.07.2026 14:56 Lidhja Demokratike e Kosovës pritet që së shpejti të mbajë mbledhjen e Kryesisë së partisë. Para nisjes së mbledhjes, deputetja e zgjedhur LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, tha për media se ka shumë tema që mund të diskutohen, por theksoi se vendimmarrja kërkon debat të brendshëm partiak. “Ka shumë tema që mund të jenë pjesë e diskutimit, mund të ketë edhe vendime të brendshme partiake, por kjo kërkon gjithmonë një diskutim të brendshëm partiak. Nuk është temë që mund t’i paraprijmë dhe ta diskutojmë publikisht”, deklaroi Lushaku-Sadriu. Ajo nuk dha detaje se cilat çështje konkrete do të trajtohen në mbledhje, duke lënë të kuptohet se qëndrimet e partisë do të bëhen të ditura pas përfundimit të diskutimeve në organet e LDK-së./Klankosova.tv