Tragjedia në Shkodër, dyshohet se bombola e gazit u bë shkak për vdekjen e nënës dhe dy fëmijëve NULL NULL 29.07.2026 17:17 29.07.2026 17:17 Një ngjarje tragjike është shënuar në fshatin Domen të Postribës, në Shkodër, ku një nënë 24-vjeçare dhe dy fëmijët e saj kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu banesën e tyre. Bëhet e ditur se në vendngjarje është gjetur një bombol gazi, ndërsa dyshohet se shpërthimi i saj mund të ketë shkaktuar zjarrin. Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:10. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë dhe forcat zjarrfikëse. /A2Cnn