Juventusi siguron Kerim Alajbegoviç, mungojnë vetëm formalitetet NULL NULL 29.07.2026 17:04 29.07.2026 17:04 Kerim Alajbegoviç do të jetë lojtari më i ri i Juventusit. Bardhezinjtë kanë arritur marrëveshje me Bayer Leverkusen për një shifër fikse prej 33 milionë eurosh, e cila me bonuset mund të arrijë në 40 milionë euro. “Zonja e Vjetër” fitoi garën me Chelsean dhe Napolin për shërbimet e talentit premtues, ndërsa tashmë kanë mbetur vetëm vizitat mjekësore dhe firma në kontratë për ta bërë transferimin zyrtar. /Klankosova.tv