Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fituesi i çmimit Oscar, Glen Hansard, humb jetën në një aksident me motoçikletë në Dublin

NULL NULL
29.07.2026 17:37

Muzikanti irlandez dhe fituesi i çmimit Oscar, Glen Hansard, ka humbur jetën në moshën 56-vjeçare pas një aksidenti me motoçikletë në Dublin.

Sipas autoriteteve irlandeze, aksidenti ndodhi në zonën Lower Road në Lucan, në perëndim të Dublinit.

Policia ka nisur hetimet dhe u ka bërë thirrje dëshmitarëve që të paraqesin çdo informacion që mund të ndihmojë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Hansard ishte i njohur si pjesë e rok grupit “The Frames” dhe për rolin e tij në filmin “The Commitments”.

Në vitin 2008 ai fitoi çmimin Oscar për “Këngën Më të Mirë Origjinale” me këngën “Falling Sloëly”, të cilën e shkroi për filmin “Once”.

Përveç angazhimit me grupin “The Frames”, ai ishte pjesë e “The Sëell Season” dhe publikoi edhe disa albume solo, përfshirë “Didn’t He Ramble”, i cili u nominua për çmimin “Grammy” në kategorinë e albumit më të mirë folk në vitin 2016.

Hansard ka lënë pas vetes një djalë trevjeçar. Në një intervistë në vitin 2023, ai kishte folur për ndryshimet që solli në jetën e tij lindja e të birit, duke e cilësuar atë si një përvojë që “ia kishte ndryshuar jetën në mënyrën më të bukur të mundshme”.

lajme të ngjashme