Tahiri: Brukseli nuk po i “ha” më lojërat e Vuçiqit NULL NULL 09.07.2026 15:01 09.07.2026 15:01 Disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian ia pamundësuan Serbisë hapjen e kllasterit të 3-të të kapitujve për anëtarësim në BE. Holanda, Suedia, Finlanda, Belgjika, Estonia, Lituania, Bullgaria dhe Kroacia, vlerësuan se shteti serb po ngec në anëtarësim për shkak të përkeqësimit në fushën e sundimit të ligjit, demokracisë dhe përafrimit me politikën e përbashkët të Jashtme dhe të sigurisë të bllokut evropian. Kjo temë u diskutua edhe sot në edicionin më të ri të Kosova Today. Gazetari Besnik Tahiri, u shpreh goxha i bindur se do të dalin edhe më shumë shtete që do të dalin kundër Serbisë. Ai tha se presidenti Aleksandar Vuçiq, i ka shkatërruar protestat popullore atje me sistem paramilitar. “Zhvillimet janë dramatike atje për shkak se gjatë gjithë kohës po mundohet të luajë me të gjitha kartat dhe duket se dikush në Bruksel është fort i mençur dhe thotë se nuk mundet të na e luajë, sidomos kroatët”, deklaroi Tahiri. Tahiri përmendi edhe një deklaratë të presidentit kroat i cili gjatë Samitit të NATO-s në Ankara deklaroi se NATO-ja duhet të jetë syçelë. “Ta shoh Serbinë se me çfarë po armatoset”, deklaroi presidenti kroat Zoran Millanoviq.