Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rrënimi i objektit në Lipjan: Gjyqtarja, eksperti dhe zyrtarët komunalë dalin në vendngjarje

NULL NULL
09.07.2026 14:50
Foto nga Klan Kosova
Foto nga Klan Kosova

Gjyqtarja, eksperti i angazhuar në rast, si dhe zyrtarët e Inspektoratit Komunal të Lipjanit kanë dalë tashmë në vendin e ngjarjes, në qendër të qytetit, ku pritet të realizohet rrënimi i një objekti.

Sipas informacioneve të Klan Kosovës, në objekt vazhdojnë të qëndrojnë disa qytetarë, të cilët po refuzojnë ta lirojnë hapësirën, pavarësisht prezencës së Policisë së Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

Ende nuk dihet nëse qytetarët do të largohen vullnetarisht apo nëse autoritetet do të ndërmarrin masa të tjera për zbatimin e vendimit për rrënimin e objektit.

Inspektorati urdhëron rrëzimin e një objekti në Lipjan, qytetarët refuzojnë lirimin e tij

lajme të ngjashme