Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vjosa Osmani falënderon aktivistët në Istog: Është vetëm fillimi

NULL NULL
10.06.2026 19:16

Kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me veprimtarë dhe aktivistë të partisë në Istog, ku i ka falënderuar për angazhimin e tyre gjatë fushatës dhe për kontributin në arritjen e fitores.

Përmes një postimi publik, Osmani ka theksuar se suksesi i arritur është vetëm hapi i parë drejt synimeve të ardhshme politike.

“Është vetëm fillimi! Është vetëm hapi i parë!”, ka shkruar ajo, duke vlerësuar punën e strukturave lokale të partisë transmeton Klankosova.tv.

Sipas Osmanit, aktivistët dhe veprimtarët në Istog, të udhëhequr nga kryetari Ilir Ferati, janë angazhuar me përkushtim të plotë dhe pa kursyer asgjë për arritjen e rezultateve të dëshiruara.

Ajo ka theksuar se puna e bërë “me gjithë zemër” është modeli që duhet të ndiqet edhe në komunat e tjera, duke shtuar se vetëm përmes angazhimit dhe përkushtimit arrihen fitoret.

“Kështu punohet, kështu fitohet. Kështu do të vazhdojmë kudo”, ka deklaruar Osmani.

Takimi në Istog vjen në kuadër të aktiviteteve të saj për të falënderuar strukturat dhe mbështetësit e partisë, duke përcjellë mesazhin se angazhimi politik do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme.

lajme të ngjashme