Vizitë nga mjekët amerikanë dhe ilaçe falas për qytetarët e Drenasit NULL NULL 04.06.2018 17:31 04.06.2018 17:31 Vizitat mjekësore do të realizohen falas të premtën më 8 qershor. Mjekë të përzgjedhur nga Amerika do të kryejnë kontrolle mjekësore dhe do të shpërndajnë barna falas për qytetarët e zonës së Drenasit. Ekipa prej 40 mjekëve amerikanë, do të vendoset kësaj radhe për kontrolle të qytetarëve më datën 8 qershor në fshatin Komoran, njofton Klan Kosova. Në lajmërimin e lëshuar bëhet e ditur se të drejtë vizite mjekësore nga ky ekipë kanë të gjithë qytetarët pa dallim moshe. Vizitat do të realizohen nga ora 8.00 e mëngjesit e deri në orën 16.00. Të gjitha vizitat dhe barnat e përshkruara do ndahen falas për pacientët. Ky aktivitet i ekipit mjekësor nga Amerika, është mundësuar nga Organizata Joqeveritare ”Kosovo Hope” si dhe Drejtoria për Shëndetësi e Komunës së Drenasit, njofton Klan Kosova.