Gjest i bukur: Yll Limani dhuron instrumente për shkollën e muzikës “Prenk Jakova” NULL NULL 22.07.2026 21:59 22.07.2026 21:59 Këngëtari i njohur, Yll Limani ka njoftuar se në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, dhuroi instrumente dhe drita për Sallën e Koncerteve të Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova”. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai tha se shpreson se pas kësaj, do lindin shumë ëndrra e shumë muzikë e bukur, transmeton Klankosova.tv. “Muzika m’ka dhonë shumë gjatë krejt rrugëtimit tem, e sot jom shumë i lumtur që muj me i dhonë diçka mbrapsht”, ka shkruar ai.