Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vizita në Hagë, Haradinaj: Thaçi e Veseli besojnë se drejtësia do të triumfojë (VIDEO)

NULL NULL
20.01.2026 13:32
Nasim Haradinaj

Gjatë javës së kaluar, Nasim Haradinaj ka vizituar në Hagë ish-presidentin, Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin, Kadri Veseli.

Në Klan Kosova, ish-kryetari i OVL UÇK-së tha se kjo vizitë iu lejua pas dy vjet pritje, dhe që sipas tij, vizita iu lejua pasi gjyqit po i vjen fundi.

“Besoj që është vizita e fundit para se ata me dalë, sepse besoj që do të vijnë”, tha Haradinaj në “Kosova Today”.

Pos tjerash, ish i burgosuri i Hagës, tha se dy ish-krerët e UÇK-së i gjeti të relaksuar dhe me besim të plotë që drejtësia do të triumfojë, transmeton Klankosova.tv.

Por në qoftë se çlirimtarët do të dënohen nga Gjykata Speciale, Haradinaj tha se dënohet lufta çlirimtare e Kosovës, jo vetëm individët.

lajme të ngjashme