Viti, arrestohet pasi publikoi fotografi të natyrës eksplicite të një vajze në një grup të rrjetit social NULL NULL 05.05.2024 08:59 05.05.2024 08:59 Rrjetet sociale. Foto ilustruese Një person është arrestuar në Viti të shtunën më 4 maj për shkak se dyshohet për veprën penale “Fotografimi dhe video incizimet tjera të paautorizuara”. Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se personi në fjalë dyshohet se i ka publikuar në një grup të rrjetit social disa fotografi të natyrës eksplicite të një vajze të cilat i dyshuari ia kishte bërë gjatë bisedës me viktimën në rrjete sociale. Me vendim të prokurorit I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Klankosova.tv