Veterani i Luftës së Dytë Botërore ribashkohet me të dashurën pas 70 vitesh NULL NULL 20.01.2016 22:52 20.01.2016 22:52 In this photo taken Nov. 6, 2015, Norwood Thomas, 93, talks with Joyce Morris via Skype from his home in Virginia Beach, Va. During World War II, Morris lived in England and was Joyce Durrant, the girlfriend of Thomas, a D-Day paratrooper with the Army's 101st Airborne Division. Morris now lives in Australia. (Bill Tiernan/The Virginian-Pilot via AP) MAGS OUT; MANDATORY CREDIT “Nuk kam ide se çfarë emocionesh do të jenë kur ne do të takohemi sy më sy” Një veteran i luftë së dytë botërore do të udhëtojë në Australi për t’u bashkuar me ish të dashurën e tij të luftës, që kur u ndanë para 70 vjetëve,shkruan Time.com,përcjellë Klan Kosova. Norwood Thomas, 93 vjecar, banor i Virgina Beach do të udhëtojë në Adelaide, Australia muajin tjetër për t’u ribashkuar me 88 vjecaren Joyce Morris. Thomas i ka thënë Morrisit se do të dëshirontë ta takonte personalisht atë kur këta të dy komunikonin përmes Skype. Gjatë videos së tyre dy orëshe, të dy e kujtuan kohën kur ishin takuar në Angli, disa muaj para se ai të zbarkonte në Normandi me divizionin 101. Pasi lufta mbaroi, çifti ndanë rrugët. Morris ka humbur shumë nga vizioni i saj dhe aktualisht jeton në Australi. Thomas gjithashtu ka probleme shëndetësore dhe jeton me të ardhura fikse në Virginia Beach.