Vetëplagoset me armë zjarri një i ri në Durrës NULL NULL 20.04.2026 09:33 20.04.2026 09:33 Foto ilustruese, Policia e Shqipërisë Një 33-vjeçar është vetëplagosur me armë të llojit çifte mëngjesin e sotëm në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Arapajt, teksa i riu është sjellë në urgjencën e spitalit rajonal Durrës nga familjarët e tij, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv. Bëhet e ditur se 33-vjeçari nuk është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po merr mjekimin e duhur në spitalin rajonal të Durrësit.