Vetëm tri vendet e para kanë ‘komoditet’, krejt tjerat në luftë për mbijetesë NULL NULL 15.03.2025 13:58 15.03.2025 13:58 Mund të duket e çuditshme, por në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll, plot shtatë skuadra janë në luftë për mbijetesë. Feronikeli’74 si i fundit në tabelë, gjasat për shpëtim i ka thuajse minimale, pasi me 13 pikë në 24 ndeshje, me një këmbë veç gjendet në Ligën e Parë. I parafundit është Llapi që ka dyfishin në krahasim me ‘Niklin’ por që gjendet aktualisht në zonën e ‘kuqe’, njofton Klankosov.tv. Tri pikë më shumë i ka FC Suhareka, të cilët për momentin renditen në pozitën që dërgon në barazh. Dukagjini dhe Prishtina me nga 31 pikë, ndajnë pozitat shtatë dhe gjashtë, kurse Ferizaj me një më shumë, është i pesti. 34 pikë ka grumbulluar Gjilani, skuadër kjo e cila e ka të ndarë kampionatin në dy frone, duke ndjekur Evropën, sikurse duke tentuar t’i ik më të keqës. Nga renditja momentale, Drita është në rrugën e duhur për t’u shpallur kampione, pasi ka 53 pikë, e ndjekur nga Ballkani me 43 dhe Malisheva që ka 40 sosh, raporton Klankosova.tv. Si rrallë herë, elita e futbollit shtetëror është duke prodhuar një garë të ashpër se kush do të jetë edhe edicionin e ardhshëm në nivelin më të lartë të këtij sporti në Kosovë.