Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Verrat e Llukës” përfshihen në Listën e Trashëgimisë Kulturore

NULL NULL
04.05.2017 11:16

 

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka aprovuar kërkesën e QRTK- së Pejës për përfshirjen e hapësirës “Verrat e Llukës” në Fshatin Llukë të Epërme të Komunës së Deçanit, në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme.

Siç bën të ditur, kjo ministri mbrojtja e përkohshme pranohet me arsyes se “Verrat e Llukës” karakterizohen për vlerat historike, shoqërore dhe shpirtërore, si vendndodhje historike në kuadër të kategorisë Peizazhe Kulturore.

Në këtë vend janë zhvilluar shumë ngjarje historike, që nga viti 1900 deri në vitin 1910, aty u mblodhën shqiptarët për të luftuar kundër pushtuesit osman. Po ashtu, ky vend njihet për “Kuvendin e Verrave të Llukës”, “Besëlidhja e Madhe Shqiptare të Verrave të Llukës”, ndërsa historiku i Verrave të Llukës kulmoi me 1 maj 1990, ku mbi 500 mijë shqiptarë, nga të gjitha hapësirat etnike shqiptare, u tubuan aty, për të kulmuar iniciativa e rinisë shqiptare, e pasuar nga intelektualët të prirë nga Anton Çetta dhe Zekrija Cana, për Pajtimin e Gjaqeve, lëvizje kjo e cila ndikoi në bashkimin e shqiptarëve dhe lëvizjen e mëvonshme për liri, demokraci dhe pavarësi, transmeton Klan Kosova.

 

 

lajme të ngjashme