Venezuela: I gjithë vendi duhet të mobilizohet për të mposhtur këtë agresion NULL NULL 03.01.2026 09:42 03.01.2026 09:42 Pasi u dëgjuan zhurma aeroplanësh dhe shpërthimesh dhe një re tymi u pa në Karakas, qeveria venezueliane tha se “hedh poshtë dhe dënon” “agresionin ushtarak” të SHBA-së. Ajo akuzoi Shtetet e Bashkuara se duan të “marrin përsipër burimet strategjike të Venezuelës, veçanërisht naftën dhe mineralet e saj, në një përpjekje për të shtypur me dhunë pavarësinë politike të vendit”. “Një agresion i tillë kërcënon paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar, veçanërisht në Amerikën Latine dhe Karaibe, dhe rrezikon seriozisht jetën e miliona njerëzve”, shtoi deklarata. Presidenti Nicolas Maduro ka shpallur “gjendje kërcënimi të jashtëm në të gjithë territorin kombëtar, me qëllim mbrojtjen e të drejtave të popullsisë, funksionimin e plotë të institucioneve republikane dhe kalimin e menjëhershëm në luftë të armatosur”. “I gjithë vendi duhet të mobilizohet për të mposhtur këtë agresion imperialist”, thuhet në deklaratë. /Klankosova.tv