Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Algjeria mban gjallë ëndrrën e kualifikimit, mposht Jordaninë

NULL NULL
23.06.2026 07:51

Algjeria ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në Grupin J, duke e mposhtur Jordaninë me rezultat 2:1 dhe duke u rikthyer fuqishëm në garën për kualifikim.

Jordania kaloi e para në epërsi me golin e Al Rashdan, por algjerianët reaguan shpejt dhe përmbysën gjithçka. Benbouali barazoi rezultatin, ndërsa Amine Gouiri realizoi golin e fitores për përfaqësuesen afrikane.

Pas kësaj fitoreje, Algjeria barazohet me Austrinë në kuotën e tre pikëve dhe gjithçka do të vendoset në përballjen direkte mes këtyre dy kombëtareve në xhiron e fundit, ku do të luftojnë për një vend në fazën eliminatore.

lajme të ngjashme