Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Koalicionet e mundshme nën llupë: A mund të ketë bashkëpunim mes VV-së dhe partive të tjera?

NULL NULL
23.06.2026 09:27

Formimi i Qeverisë dhe zgjedhja e presidentit ishin ndër temat kryesore të diskutuara sot në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, me pjesëmarrjen e panelistëve të ftuar.

Gjatë debatit, gazetarja Ardiana Thaçi u shpreh se çdo parti që vendos të hyjë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje do të bëjë llogaritë politike duke vlerësuar nëse një bashkëpunim i tillë mund t’i kushtojë në zgjedhjet e ardhshme, pavarësisht se kur ato do të mbahen.

Ndër të tjera, ajo tha edhe një propozim për tejkalimin e krizës politike në vend, raporton Klankosova.tv.

Unë për vete nuk shoh ndonjë zgjidhje normale në mes të këtyre partive politike. Por, a mendoj që duhet të ketë ndonjë koalicion? Po. Unë jam më shumë e mendimit që koalicioni duhet të jetë i gjerë, i një qeverie të përkohshme, njëvjeçare, dyvjeçare, në mënyrë që me kalu këto procese”, deklaroi ajo.

Në anën tjetër, gazetari Vullnet Krasniqi ka thënë se kryetari i Prishtinës Përparim Rama, e ka mundësinë që të jetë rival politik i Albin Kurtit.

Besoj që Prishtina e ka kartën më të madhe në dorë për me marrë kreun e LDK-së në dorë edhe me bë një kundërkandidat serioz i Kurtit”, deklaroi Krasniqi.

Ndërkaq analisti Labinot Balaj, tha se e sheh të pamundur një koalicion mes Vetëvendosjes dhe LDK-së e PDK-së.

Sot Përparim Rama, është instrument i dy entiteteve politike brenda LDK-së, i Avdullah Hotit dhe profesoreshës Hykmete Bajrami edhe i kontigjentit të njerëzve që janë rreth saj dhe i një pjese të PDK-së, e cila thënë më së buti s’ka gatishmëri me u përfshi me Vetëvendosjen”, deklaroi Balaj.

lajme të ngjashme