Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Joe Hart me kritika për topin e Kampionatit Botëror

NULL NULL
23.06.2026 10:25

Ish-portieri i Anglisë, Joe Hart, ka shprehur shqetësime serioze lidhur me topin që po përdoret në Kupën e Botës 2026, pas vëzhgimeve të tij gjatë ndeshjes mes Francës dhe Irakut.

Hart ishte i angazhuar si analist për BBC Sport, kur takimi u ndërpre përkohësisht për shkak të kushteve atmosferike dhe rrezikut nga rrufetë, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë kësaj pauze, ai komentoi edhe golin e shënuar nga Kylian Mbappe në fitoren e Francës.

Sipas ish-portierit të Manchester Cityt, topi i këtij Botërori po u shkakton vështirësi të pazakonta portierëve, veçanërisht në goditjet nga distanca, duke ndikuar në reagimin dhe pozicionimin e tyre.

“Portieri e sheh topin, pozicionohet dhe hidhet për ta pritur, por në këtë turne duket sikur llogaritjet e tyre nuk përputhen me lëvizjen reale të topit. Sapo topi nuk ka rrotullim, ai vjen shumë më shpejt sesa pritet dhe portierët nuk po arrijnë ta kontrollojnë,” deklaroi Hart.

Ai theksoi se kjo problematikë nuk ka prekur vetëm portierin e Irakut, por edhe disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit botëror, duke ngritur pikëpyetje mbi sjelljen e topit në këtë turne.

Hart shtoi se ndryshimet në aerodinamikën e topit mund të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në paraqitjet e portierëve dhe në dinamikën e ndeshjeve në përgjithësi.

lajme të ngjashme