Legjenda e UFC-së, Dustin Poirier, arrestohet për dehje në publik! NULL NULL 23.06.2026 11:49 23.06.2026 11:49 Ish-kampioni i përkohshëm i peshës së lehtë në UFC, Dustin Poirier, është arrestuar të dielën në Atlanta, Georgia (SHBA), nën akuzën për dehje në publik (“Public Drunkenness”). Lajmi u raportua fillimisht nga TMZ Sports dhe më pas u konfirmua nga media si MMA Fighting dhe ESPN. Sipas raportit zyrtar, 37-vjeçari u arrestua të dielën rreth orës 18:38 dhe u lirua disa orë më vonë, transmeton Klankosova.tv.. Për momentin, autoritetet nuk kanë publikuar informacione shtesë mbi rrethanat e arrestimit, ndërsa pritet që në ditët në vijim të bëhen të ditura më shumë detaje rreth ngjarjes. Po ashtu raportohet se Poirier u paraqit të hënën në mëngjes para gjykatës për procedurat fillestare lidhur me rastin. Pak pasi lajmi mori dhenë në mediat amerikane, “The Diamond” reagoi përmes një mesazhi të shkurtër në Instagram e tij: “Love you all. I’m working on myself.” (“Ju dua të gjithëve. Po punoj me veten time.”) Arrestimi i Poirier ka tërhequr vëmendje të madhe në botën e arteve marciale, kryesisht për shkak të reputacionit që ai ka ndërtuar gjatë karrierës së tij. Në historinë moderne të UFC-së, ai konsiderohet gjerësisht si një nga luftëtarët më të respektuar, më profesionistë dhe më të dashur nga adhuruesit. Gjatë karrierës së tij, Poirier ishte pjesë e luftëtarëve elitarë në kategorinë e peshës së lehtë dhe është përballur me disa prej emrave më të mëdhenj në histori, përfshirë Conor McGregor (3 herë), Max Holloway (3 herë), Justin Gaethje (2 herë), Khabib Nurmagomedov, Islam Makhachev dhe Charles Oliveira. Në vitin 2019, ai fitoi titullin e përkohshëm në peshat deri 70 kg. Pas pensionimit nga MMA në vitin 2025, Poirier ka mbetur i përfshirë në UFC si analist televiziv dhe komentator