Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Atletico Madridi mbyll derën për Barcelonën: Julian Alvarez nuk shitet

NULL NULL
23.06.2026 09:05

Atletico Madridi ka bërë të qartë qëndrimin e tij lidhur me të ardhmen e Julian Alvarez, duke refuzuar kategorikisht mundësinë e një transferimi te Barcelona.

Sipas deklaratave të klubit madrilen për mediumin spanjoll Diario AS, sulmuesi argjentinas konsiderohet i paprekshëm dhe nuk do të largohet për asnjë ofertë të Barcelonës, transmeton Klankosova.tv.

“Nuk ekziston asnjë shumë parash me të cilën Barça mund ta blejë Julianin. Ai nuk do të transferohet te Barcelona. Ose paguhet klauzola e lirimit prej 500 milionë eurosh, ose nuk ka marrëveshje”, thuhet në qëndrimin e Atleticos.

Kështu, beteja mes Barcelonës dhe Atlatico Madridit për 25-vjeçarin vazhdon, por klubi nga kryeqyteti spanjoll ka dërguar një mesazh të fortë se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga një prej yjeve të tij kryesorë.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

lajme të ngjashme