Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vetëdorëzohet Nderim Beqiraj, i dyshuari për plagosjen e Shkëlqim Kastratit në Prishtinë

NULL NULL
23.06.2026 08:31

Është vetëdorëzuar në polici Nderim Beqiraj, i dyshuar për plagosjen e Shkëlqim Kastratit më 16 qershor të këtij viti në Prishtinë.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Enis Pllana, zëdhënës i policisë për Kryeqytetin.

Sipas Pllanës, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48-orë.

“Lidhur me rastin ‘Tentim vrasje’, i cili kishte ndodhur më 16.06.2026 në Prishtinë, personi i dyshuar gjatë ditës së djeshme është paraqitur në stacion policor. Pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme dhe në koordinim me prokurorin e shtetit, i njëjti është ndaluar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë”, bëri të ditur ai për Klankosova.tv.

Shënim: Personi/personat e përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata. 

Të shtënat në Prishtinë: Çka dihet për të dyshuarin e tentim vrasjes? (VIDEO)

I shpëtoi tentimit për vrasje, Shkëlqim Kastrati tashmë edhe i dyshuar – i gjejnë armë

lajme të ngjashme