Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vala e të nxehtit kaplon edhe Shqipërinë

NULL NULL
23.06.2026 08:20
Foto nga Tv Klan Albania

Vala e të nxehtit që ka përfshirë të gjithë Evropën ka sjellë edhe në Shqipëri temperatura të larta.

“Ne presim që termometri të shënojë nga e hëna deri të enjten 36, do të ketë zona edhe 37 gradë. Megjithatë është një mot relativisht i nxehtë, lagështira është prezente, që bën që i nxehti të ndjehet më shumë”, thotë sinoptikanja Lajda Porja, raporton Tvklan.al, transmeton Klankosova.tv.

Megjithatë, sipas sinoptikanëve, Shqipëria është ende në periferi të valës që ka përfshirë kontinentin, ndërsa temperaturat pritet të rriten më shumë gjatë fundjavës së ardhshme.

Disa zona parashikohet të jenë më të nxehta, si Qarku i Shkodrës, Berati, Elbasani, Gjirokastra, më pak Fieri, Tirana dhe Lushnja.

Megjithëse me temperatura të larta, gjatë kësaj jave nuk do të mungojnë edhe reshjet e shiut.

Për shkak të efektit El Ninjo, sinoptikanët parashikojnë një verë me temperatura ekstreme, ku pritet të thyhen edhe rekordet e vitit 2023, i regjistruar si më i nxehti në histori.

lajme të ngjashme