Shkaktoi dhunë në familje, prangoset pejani NULL NULL 23.06.2026 09:46 23.06.2026 09:46 Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë, nën dyshimin se ka shkaktuar dhunë në familje Sipas raportit policor, i dyshuari, mashkull kosovar, është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar në lidhje me rastin që përfshin familjarë, transmeton Klankosova.tv. Pas konsultimit me prokurorin kompetent dhe përfundimit të intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të hetohet nga organet përkatëse. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimave kosovarë. Në konsultim me prokurorin i dyshuari, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.