Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ibrahimoviq: Messi është një kategori më vete, mbi Maradonën dhe Pelen

NULL NULL
23.06.2026 11:12

Zlatan Ibrahimoviq ka deklaruar se Lionel Messi është “në një kategori më vete” krahasuar me legjendat e futbollit si Diego Maradona dhe Pele, pas formës së jashtëzakonshme të kapitenit të Argjentinës në Kupën e Botës 2026.

Messi ka vazhduar serinë e tij impresive në turne, duke shënuar dy gola në fitoren 2-0 të Argjentinës ndaj Austrisë, rezultat që i siguroi kampionëve në fuqi kualifikimin në fazën eliminatore, transmeton Klankosova.tv

Forma e tij e shkëlqyer vjen pas tregolëshit në ndeshjen hapëse ndaj Algjerisë, duke e çuar në pesë gola në dy ndeshje.

Ibrahimoviq, ish-bashkëlojtar i Messit te Barcelona dhe një nga figurat më të njohura të futbollit botëror, tha se arritjet e fundit të argjentinasit e mbyllin përfundimisht debatin për më të mirin e të gjitha kohërave.

“Unë nuk mendoj se ka mbetur më asnjë debat. Kur je golashënuesi më i mirë në historinë e Kupës së Botës, kur fiton trofe, dominon në breza të ndryshëm dhe vazhdon të performosh në moshën 38-vjeçare, çfarë tjetër kërkohet?”, u shpreh Ibrahimovic për FOX Sports, transmeton Klankosova.tv.

Ai shtoi se, pavarësisht emrave të mëdhenj të historisë së futbollit, Messi qëndron mbi të gjithë.

“Pele, Maradona, Cruyff, të gjithë ishin të jashtëzakonshëm, por shifrat, jetëgjatësia dhe trofetë e Messit e vendosin atë në një kategori më vete”, theksoi suedezi.

Ibrahimovic nuk kurseu as humorin, duke krahasuar rekordin e Messit me karrierën e tij në Botëror.

“Pesë gola në dy ndeshje… unë nuk kam shënuar asnjë në dy Kupa Bote. Jam i lumtur për të dhe shpresoj të vazhdojë kështu,” tha ai.

Sipas tij, edhe pse Argjentina funksionon si skuadër e fortë, Messi mbetet gjithmonë elementi vendimtar që bën diferencën në momentet kyçe.

lajme të ngjashme