Vendimi që ndryshoi botën NULL NULL 29.05.2015 15:07 29.05.2015 15:07 Në vitin 1978 Van Gogh ishte pranë vendimit që të bëhej prift. Mirëpo në një moment dëshpërimi të jetës së tij, ai ka filluar të vizatojë. Në pranverën e vitit 1878, piktori i famshëm Vincent van Gogh i kishte mbushur 25 vjet. Ai ishte i dëshpëruar me arritjet e tij në karrierë dhe sipas standardeve konvencionale të shtresës së mesme të asaj kohe, ai ishte një dështim total. Në vitin 1878 ai kishte vendosur të ikte nga vendlindja e tij në Holandë, për në Bruksel ku planifikonte të shkollohej për evangjelist. Pas tre muajsh trajnimi, atij iu tha se nuk ishte për atë punë dhe se nuk mund të vazhdonte më tutje. Van Gogh, edhe pse nuk ishte fetar i zellshëm ai gjeti punë si ungjilltar. Ai qëndroi që të rrijë në Belgjikë që të vazhdojë punën si një predikues i klasës punëtore. Ishte qyteti Bourinage në Belgjikë, që e frymëzoi piktorin e madh drejt rrugës së artit. Van Gogh ishte nxitur nga i vëllai Theo që të merrej me art, dhe kushti Van Ghouge vendosi që të bëhej artist. Motra e tij i sugjeronte që të bëhej bukëpjekës, vetë dëshironte që të ishte predikues fetar kurse përfundoi duke u bërë artisti më i njohur i të gjitha kohërave. Ishte ky vendimi që ka pasur ndikim të madh në fushën e artit në përgjithësi, Van Ghogh është emri që më së shumti lakohet sa herë që flitet për pikturë. klankosova.tv