Arifi: Aleanca është në fazë interesante, këtë reformim shumë e kanë konsideruar të pamundshëm (VIDEO) NULL NULL 22.07.2026 21:08 22.07.2026 21:08 Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Avni Arifi, ka deklaruar në “Rubikon” në Klan Kosova se procesi i reformimit të partisë po zhvillohet me sukses dhe se ndodhen në një fazë të rëndësishme të transformimit. Arifi tha se Aleanca tashmë ka kryesinë dhe ekipin e ri drejtues, të përbërë nga figura që kanë qenë pjesë e partisë, por që më parë nuk kanë ushtruar funksione në kryesi, transmeton Klankosova.tv. Sipas tij, reforma po zhvillohet duke u mbështetur në strukturat ekzistuese, ndërsa njëkohësisht po përfshihen edhe ekipe dhe individë të rinj nga nivele të ndryshme. “Nëse e shohim situatën se si ka qenë Aleanca para një viti, ka ndryshime rrënjësore. Kemi një kryesi të re që përbëhet nga njerëz që kanë qenë në Aleancë, por që nuk kanë qenë në kryesi dhe një ekip të ri, e kryetarin e ri. Transformimi i Aleancës është në një fazë bukur interesante. Kanë qenë procese që shumëkush i ka konsideruar si të pamundshme një reformim të tillë. Ekziston një frymë e përgjithshme, frymë ekipore për me ecë përpara”, deklaroi Arifi./Klankosova.tv