Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ballkani mposhtet në fund, kualifikimin e kërkon në Prishtinë

NULL NULL
22.07.2026 21:08

Skuadra nga Suhareka, Ballkani është mposhtur me rezultatin 2-1 nga Bohemian FC në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të UEFA Conference League.

Kjo ndeshje është zhvilluar në stadiumin “Dalymount Park” në Dublin të Irlandës.

Ish-kampioni i Kosovës kaloi e para në avantazh në minutën e 29-të, kur Toni Domgjoni u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhënë epërsinë Ballkanit.

Kurse, vendasit reaguan dhe përmbysen rezultatin në pjesën e dytë, me Douglas James-Taylor që barazoi shifrat në minutën e 76-të, ndërsa kur gjithçka po shkonte drejt një barazimi, Ross Tierney realizoi golin e fitores në minutën e 89-të.

Pavarësisht humbjes, Ballkani mbetet në garë për kualifikim, pasi diferenca është vetëm një gol.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 30 korrik, ku skuadra kosovare do të synojë të përmbysë rezultatin dhe të sigurojë kalimin në raundin e tretë kualifikues të UEFA Conference League. /Klankosova.tv

 

lajme të ngjashme