Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog NULL NULL 22.07.2026 20:52 22.07.2026 20:52 Foto nga Istogu Sot Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti ndërmjet një veture dhe një motoçiklete në Vrellë të Istogut. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se aksidenti ndodhi rreth orës 18:50. Të aksidentuarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për tretman mjekësor.